Beonard Prençi, Ervin Vrioni dhe Algert Fejza bashkë me avokatin Altin Goxhaj ka paditur në Gjykatën e Posaçme për shpifje dhe fyerje kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit para disa ditësh publikoi foto dhe cv të tyre penale sipas tij, që u kundërshtuan nga vetë qytetarët që marrin pjesë në protesta kundër qeverisë.
Avokati Altn Goxhaj tha para godinës së SPAK se qytetarët e mësipërm janë ndjerë të fyer nga shpifja e Edi Ramës kur i akuzoi për precedentë penalë që nuk ekzistojnë.
Goxhaj: Ata e kanë sjellë këtu Ramën si për shpifjen ashtu edhe për fyerjen që ka bërë për ta, që e ka bërë botërisht në rrjetin e tij social dhe në televizione. Këtu jemi për pjesën penale dhe shumë shpejt do të shkojmë edhe për pjesën civile. Ne kemi ardhur këtu me dokumente të marra nga shteti shqiptar që është certifikata që jep shteti. Ajo që quhet dëshmi e penalitetit.
© SYRI.net
SYRI TV/ Mori 7 milionë euro tendera nga bashkia, administrata tatimore kujtohet pas 3 viteve të bllokojë ‘5D’
Rama i jep imunitet guvernatorit dhe zyrtarëve të BSH-së, ndryshon ligjin pas hetimeve për skandalin e mikrokredive
Imuniteti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë/ Zhupa: Precedent për paprekshmëri, alibi për narko-euron