• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e re e qarkullimit dhe akciza, propozon TVSH 6%

13:10 : 29/10/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kërkon qeverisë përjashtimin e autobusëve tw transportit publik, nga taksa e re e qarkullimit, heqjen e akcizës së karburantit dhe aplikimin e një norme të reduktuar të TVSH-së prej 6%.

Propozimet synojnë të kufizojnë rritjen e kostove të operatorëve dhe të garantojnë vijimësinë e shërbimit publik.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka paraqitur qeverisë një paketë propozimesh për lehtësimin e barrës fiskale të sektorit, në kuadër të diskutimeve për Paketën Fiskale 2027. Kërkesat lidhen me taksën e re të qarkullimit, akcizën e karburantit dhe trajtimin e TVSH-së për shërbimin e transportit publik qytetas.

Në lidhje me propozimin për heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe transferimin e saj në një mekanizëm të ri taksimi të automjeteve, shoqata kërkon që autobusët e regjistruar dhe të licencuar për transport publik qytetas të përjashtohen shprehimisht nga detyrimi i ri, nëse ai do të aplikohet si taksë vjetore mbi automjetet.

Lexo edhe:

Sigal, gjysëm mln euro për sigurimin e dhëmbëve të Vetingas-ve. Shifrat në raportin e KLSH

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

Sipas shoqatës, taksa aktuale e qarkullimit mbi gazoilin është 32 lekë për litër, pa përfshirë efektin e TVSH-së, duke përbërë një zë të drejtpërdrejtë të kostove të operatorëve. Për këtë arsye, kërkohet që ndryshimi i mekanizmit të mbledhjes së taksës të mos sjellë një barrë të re fiskale për transportin publik.

Propozimi parashikon gjithashtu një dispozitë të posaçme ligjore për përjashtimin e autobusëve, si dhe procedura të thjeshtuara verifikimi përmes licencave, dokumentacionit të mjeteve dhe regjistrave të autoriteteve kompetente.

Kërkohet heqja ose rimbursimi i akcizës

Një tjetër kërkesë e shoqatës lidhet me akcizën e karburantit të përdorur nga operatorët e licencuar të transportit publik qytetas. Përmes ndryshimeve në legjislacionin përkatës, kërkohet krijimi i një regjimi të posaçëm që mundëson përjashtimin nga akciza të gazoilit të përdorur ekskluzivisht për këtë shërbim.

Nëse përjashtimi i drejtpërdrejtë nuk është i mundur, shoqata propozon ngritjen e një mekanizmi rimbursimi për sasitë e dokumentuara të karburantit të konsumuar gjatë ushtrimit të aktivitetit.

Sipas propozimit, rimbursimi duhet të kryhet çdo muaj ose tremujor, me afate të përcaktuara për shqyrtimin e kërkesave dhe ekzekutimin e pagesave. Përfitimi do të lidhej me faturat fiskale të furnizimit, licencat e transportit, mjetet e regjistruara dhe kilometrat e realizuar sipas programeve të miratuara.

Shoqata argumenton se operatorët e transportit publik nuk mund t’i përshtatin në mënyrë të njëanshme tarifat sipas luhatjeve të çmimit të karburantit, pasi shërbimi funksionon mbi tarifa dhe itinerare të përcaktuara. Për rrjedhojë, rritja e kostove ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të tyre.

Propozimi për TVSH 6%

Shoqata kërkon gjithashtu shqyrtimin e aplikimit të një norme të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e transportit publik qytetas të udhëtarëve.

Kërkesa vjen në kuadër të propozimeve fiskale që, sipas dokumentit të shoqatës, parashikojnë rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%. Sipas saj, transporti publik duhet të trajtohet si një shërbim me interes të drejtpërdrejtë publik dhe social, duke pasur parasysh rolin që luan në lëvizjen e përditshme të qytetarëve.

Përveç normës së reduktuar, shoqata kërkon vlerësimin e një mekanizmi të posaçëm për trajtimin e TVSH-së mbi karburantin, pjesët e këmbimit, shërbimet e mirëmbajtjes dhe investimet në mjete. Sipas saj, çdo ndryshim duhet të shoqërohet me analizën e së drejtës së kreditimit të TVSH-së së blerjeve, në mënyrë që lehtësimi të ketë efekt real në kostot e operatorëve.

Në rast se norma e reduktuar nuk rezulton e realizueshme ose efektive, propozohet shqyrtimi i një mekanizmi kompensimi buxhetor për kostot shtesë të provuara që mund të lindin nga ndryshimet fiskale./ Monitor

Etiketa: taksatransporti urbantvsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sigal, gjysëm mln euro për sigurimin e dhëmbëve të Vetingas-ve. Shifrat në raportin e KLSH

12:07 : 29/10/2026
AKTUALITET

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

10:22 : 29/10/2026
AKTUALITET

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria e varfër po merr kryesimin

09:33 : 29/10/2026
AKTUALITET

Taksa të reja për influencerët, apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat e luksit

15:26 : 28/10/2026
AKTUALITET

Hiqet taksa e qarkullimit, barra kalon te shoferët dhe makinat elektrike/ Ndryshimet në paketën fiskale

14:08 : 28/10/2026
AKTUALITET

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro

09:16 : 28/10/2026

TË GJITHA

Transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e re e qarkullimit dhe akciza, propozon TVSH 6%

13:10 : 29/10/2026

Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi

12:53 : 29/10/2026

Dita e 17-të e protestës/ Nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit

12:52 : 29/10/2026

“Po të shoh si përvëlohesh”/ Dëshmia horror e vajzës së çiftit që u dogjën nga dhëndri: Babi e mami ishin kapur për dore

12:43 : 29/10/2026

France Football kurorëzon Ronaldon e vitit 2008 si Topin e Artë më të mirë të historisë

12:32 : 29/10/2026

Aksidentet në punë morën 48 jetë gjatë 2025-ës, ndërtimi dhe minierat më problematikët

12:31 : 29/10/2026

Pas triumfit të studentëve në zgjedhje, jep dorëheqjen drejtoresha e televizionit publik serb

12:24 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com