Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

29 Tetor 2026 | 13:16

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte, më 29 tetor.

Sipas vendimit të bordit, nafta do të shitet me pakicë deri në 212 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 200 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 181 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 169 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte, në orën 15:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara, duke paralajmëruar se shkeljet e konstatuara mund të sjellin pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi...
12:43 | 29/10/2026

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit drejt Fierit

Ergys Agasi është transferuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga paraburgimi i Bradasheshit drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier. Ai ndodhej në paraburgimin...
12:40 | 29/10/2026

U merrte nga 2,800 euro, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë që transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë

Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, në fshatin Shkallë, pasi po transportonte me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani drejt Italisë,...
11:49 | 29/10/2026