
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:45 në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e Dragostunjës.
Sipas të dhënave paraprake, në përplasjen rrugore janë përfshirë katër automjete, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në lidhje me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.