Juventusi është tronditur pas humbjes së fundit me Xhenoan, ndërsa rezultati 2-0 ishte në transfertë. “Zonja” e sheh veten me 14 pikë në 9 javë dhe në vendin e tetë.
Trajneri Luciano Spalletti është me valixhe në duar. Diferenca prej 11 pikësh nga kryesuesit është e madhe, për këtë edhe po diskutohen alternativa të reja.
Problemi më i madh është ekipi. Kush do të ishte i gatshëm nga emrat e mëdhenj, për të drejtuar një ekip që shfaqet i brishtë?
Antonio Konte është trajneri që të gjithë do të kërkonin. Ky i fundit mund ta merrte drejtimin menjëherë. Në anën tjetër ndodhet Simone Inzaghi. Inzaghi do të emërohej pas përfundimit të sezonit.


