
Nuancat e kafesë, nga moka te çokollata e zezë, janë ndër zgjedhjet që po tërheqin vëmendje në trendet e bukurisë së vjeshtës.
Këto ngjyra kombinohen lehtësisht me veshjet neutrale, bezhën, të zezën dhe tonet e ngrohta të stinës. Për një pamje minimaliste, mjafton një manikyr me shkëlqim; për një stil më të veçantë, mund të zgjidhni efektin e quajtur “cat eye” ose një nuancë kafe me reflektime të arta.
Avantazhi i këtij trendi është se përshtatet si me thonjtë e shkurtër, ashtu edhe me ata më të gjatë. Një detaj i vogël, një pamje e kuruar dhe një ngjyrë që i shkon për shtat stinës.
Shfaq Komentet (0)
