‘Sot Erjoni, nesër kush?’, Elbasani në këmbë për kryetifozin: Shërim të shpejtë!

‘Sot Erjoni, nesër kush?’, Elbasani në këmbë për kryetifozin: Shërim të shpejtë!

13:52, 29/10/2026

“Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin”.

Me këtë premtim, AF Elbasanit, tifozët, lojtarët, stafi, të gjithë u bënë bashkë për t’i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tifozit të tyre, Erjon Vishkulli.

Përpara sfidës ndaj Partizanit, lojtarët zbritën në fushë me një fanellë dhe një dedikim kushtuar tifozit i cili gjatë protestave studentore pësoi një dëmtim të rëndë në sy ku u godit me një plumb gome: “Shërim të shpejtë Erjon”, shkruhej në fanellën që lojtarët mbanin në duar.

Nuk munguan as banderolat në stadium, ku në një prej tyre tifozët verdheblu shkruanin: Sot Erjoni, nesër kush?.

Mbështetja e tifozëve dhe i gjithë ambientit në Elbasan ndaj Erjon Vishkullit, ishte pjesa më e bukur e këtij takimi.

Ashtu siç premtuan përpara kësaj sfide, të gjithë të ardhurat nga takimi Elbasani-Partizani do të shkojnë për Erjon Vishkullin, i cili aktualisht ndodhet në Romë ku iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje kirurgjikale për të shpëtuar shikimin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco