Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD 29/10 13:40
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione.
Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.
Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.
Top Channel