Kica-Xhelili kundër Projektligjit për Byronë: Mund të shërbejë për shantazh politik

Gjatë shqyrtimit të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Kuvend, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, shprehu kritika ndaj tij.

Sipas saj, Byroja e parashikuar në projektligjin aktual nuk është mekanizmi i paraqitur si mjet për të luftuar pasurinë e pajustifikueshme të personave që, siç tha ajo, kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme miliona euro nga shteti.

Të lidhura

None found

Kica-Xhelili paralajmëroi se, pas miratimit, do të zbatohet përmbajtja e ligjit dhe jo premtimet e bëra për të. Ajo tha se Byroja nuk do të jetë institucioni që do të godasë personat që kanë marrë miliona euro në mënyrë të paligjshme nga shteti i Kosovës.

“Sot kjo Byro ka dy rreziqe madhore: së pari, mund të përdoret për shantazh politik dhe, së dyti, mund të pengojë ndjekjen penale të atyre që kanë vjedhur”, deklaroi Kica-Xhelili.