Studentët janë mbledhur këtë të enjte përpara Ministrisë së Arsimit, në ditën e 17-të të protestës kundër qeverisë. Përpara godinës është vendosur një gardh policor, ndërsa të rinjtë kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe uniformave blu.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe akuzojnë policinë se mbron kriminelët dhe jo qytetarët.
“Poshtë diktatura, poshtë patronazhistët”, “Erdhën studentët!”, “Polici, këtu na ke, ti mbron kriminelët, jo ne” dhe “Polici e krimit”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë protestës.
Studentët kanë përsëritur edhe sloganin “Rama në burg”, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e kryeministrit.
Protesta është pjesë e lëvizjes studentore që vijon prej 17 ditësh, me të rinjtë që kërkojnë ndryshime dhe kundërshtojnë mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj protestave të tyre.a.b





