Del audio e denoncimit të Arlinda Zekajt te autoritetet, polici: Hera e fundit që vjen këtu…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me denoncimet dhe rastet kur viktima Arlinda Zekaj ka kërkuar ndihmën nga institucionet në Kosovë para se kunati i saj t’i merrte jetë të dielën në Pejë. Mediat në Kosovë kanë publikuar një audio ku dëgjohet biseda e së ndjerës me togerin te policisë, Faruk Muqolli.
Gjatë bisedës ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit. Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.
Pjesë nga audio incizimi:
Zekaj: Djalit iu shkatërrua shëndeti mendor, i djalit tim. S’keni vepruar ju kurrgjë. Kurrgjë s’kemi vepruar.
Polici: Sa herë shkove në inspektorat ti për këtë situatë?
Zekaj: Ooo me miliona herë.
Polici: A ke paraqit ankesë ndaj neve? A ke paraqit ankesë ndaj neve?
Zekaj: Nuk di unë. Unë nuk e di. Jo s’di unë.
Polici: Jo sa herë më thirr inspektorati, unë i them le paraqet ankesë me shkrim.
Zekaj: Okej.
Polici: Unë të kam thënë, edhe e di, unë s’jam i obliguar me u marrë me ty se kam obligim. Bindu. Sa herë po vjen aty po e lyp Farukun. Po të del Faruku.
Zekaj: Po mirë.
Polici: Bindu se s’jam i obliguar.
Zekaj: E kush është i obliguar atëherë? Nëse jo ti, nëse jo ti, polici, dikush duhet me u përgjigj.
Polici: Në atë moment që dyshon ti se ne nuk jemi në rregull, ti ke të drejtë me paraqit ankesë.
Zekaj: Faruk unë jam lodhur.
Polici: Edhe ne jemi lodhur.
Zekaj: Ju duhet me zbatu vendimin kaq. Shumë e thjeshtë është. Shumë e thjeshtë.
Polici: Unë e konsideroj se ne jemi në rregull.
Zekaj: Djalin e keni, edhe pikën aty, ku djali mu ka besuar mua. Këto më interesojnë mua tjetër kurrgjë hiç.
Polici: Ne e kemi obligim sot me çu deri te dera e shtëpisë.
Zekaj: Faruk të lutem ose unë vrahna, s’ka lidhje. Po ju keni mu përgjigj, është shumë e thjeshtë. Krejt gratë që janë vra kështu janë përgjigj pasi kanë vdek.
Polici: Është hera e fundit. Unë me ty mua s’kam me të pranu, personalisht s’kam me të pranu, se s’ kam obligim me të pranu.
Vrasja e Arlinda Zekajt, Inspektorati Policor i Kosovës nis hetimet: Do të shqyrtojmë veprimet policore lidhur me rastin
Të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës, policia e Kosovës arreston dy persona
FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s
- 14:10 Përplasen 4 automjete në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 3 persona
- 14:08 Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69
- 13:58 Estonia synon forcimin e kufirit me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë
- 13:53 KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe
- 13:51 Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së
- 13:42 FIAA: Shqetësime lidhur me parashikueshmërinë fiskale 2027 dhe besimin e investitorëve në Shqipëri