VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit

Dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, nën masa të rrepta sigurie. Agasi është shoqëruar nga pesë furgona policie, në kuadër të transferimit të tij nga paraburgimi i Bradasheshit.

Urdhri për transferimin e tij është firmosur nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Më herët, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbërritën në paraburgimin e Bradasheshit, ku mbahej Agasi, për të kryer procedurat përkatëse të transferimit.

Të lidhura

None found

Agasi nuk është i vetmi që është transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së masës së sigurisë. Një ditë më parë, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua në burgun e Fierit.

 


Shtuar më 29.10.2026 14:23