Kryesore

Tensionet në Kuvend/ Tomor Alizoti: Në rend dite duhej të ishte zemërimi i shqiptarëve ndaj Qeverisë. Vjen Balluku, miliardere dhe bën karshillëk

13:16 - 29.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit foli për seancën e sotme.

Alizoti u shpreh se Shqipëria ndodhet në një krizë të madhe. Ai shtoi se në rendin e ditës duhej të ishte zemërimi i madh i shqiptarëve ndaj qeverisë.

Mori si shembull edhe Kinën, duke u shprehur se vendi ynë po ngjan si shteti kinez, në kohën kur studentët ishin në rrugë dhe parlamenti atje kalonte ligje.

Tomor Alizoti: Parlamenti sot duhet të kishte një rend dite, atë të revoltës së studentëve.

Ngjajmë si në Kinë, kur atje shpërthyen revoltat e studentëve dhe Kuvendi atje fliste për planin e bujqësisë për 5 vitet e ardhshme. Shqipëria është në krizë të thellë dhe këtë e shohin studentët dhe mbarë qytetarët shqiptarë, që jetojnë përditë vështirësitë. Vjen ish-zv kryeministrja këtu dhe bën karshëllëk.

Besoj se ju mezi e shtyni muajin, njësoj si shqiptarët e ndershëm në këtë vend. Në rend dite duhej të ishte zemërimi popullor, që ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.