Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria mbron Guvernatorin, çfarë ka bërë që duhet një ligj për imunitetin e tij

29/10/2026
Guvernatori: Bankat greke në Tiranë nuk rrezikohen nga falimenti i Greqisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, i cili i jep guvernatorit Gent Sejko mbrojtje të posaçme nga masat e arrestit dhe kontrollet e prokurorisë, pavarësisht kritikave të ekspertëve mbi përputhshmërinë e kësaj dispozite me Kushtetutën dhe parimin e barazisë përpara ligjit.

Projektligji u miratua me 84 vota pro, në një seancë plenare të shoqëruar me tensione, ndërsa deputetët e opozitës protestuan në sallë duke ndezur tymuese dhe flakadanë. Në votim morën pjesë deputetët e shumicës socialiste dhe të Partisë Socialdemokrate, ndërsa kryeministri Edi Rama u largua nga salla pas votimit.

Dispozita e re parashikon që ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk mund të vendosen masa arresti dhe të kryhen kontrolle personale apo të banesës pa autorizimin paraprak të Kuvendit, kur procedimi lidhet me ushtrimin e funksionit të tij.

Ndryshimet i japin Kuvendit një rol të drejtpërdrejtë në procedurën për autorizimin e këtyre masave, duke vendosur një filtër parlamentar midis organeve të drejtësisë dhe guvernatorit të bankës qendrore.

Ligji nuk e përjashton guvernatorin nga hetimi apo përgjegjësia penale, por kufizon mundësinë e zbatimit të masave shtrënguese ndaj tij pa kaluar më parë përmes një procedure të posaçme autorizimi.

Sponsorizuar

Nisma kishte shkaktuar kundërshtime që prej muajit korrik, kur BIRN raportoi se projektligji i hartuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian synonte t’u jepte drejtuesve të Bankës së Shqipërisë mbrojtje shtesë nga organet e drejtësisë.

Në versionin e publikuar për konsultim në korrik, neni 72 parashikonte se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestoheshin apo t’u nënshtroheshin kontrolleve personale dhe të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo gjykatë nuk shprehej brenda dy javësh, kërkesa e prokurorisë konsiderohej e refuzuar.

Por në versionin e paraqitur për votim në Kuvend, mekanizmi i autorizimit u ndryshua, duke ia kaluar këtë kompetencë parlamentit.

Debati mbi imunitetin e guvernatorit zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet midis pushtetit politik dhe organeve të drejtësisë janë tensionuar nga hetimet penale ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa kufijtë e imunitetit dhe të masave të sigurimit janë kthyer në çështje të debatit publik.

Përveç mbrojtjes procedurale, drafti i ligjit për Bankën e Shqipërisë përmbante edhe dispozita që zgjeronin kompetencat e institucionit për klasifikimin e informacioneve si konfidenciale apo sekrete.reporter.al

Nga arkivi

  • “Mos hidhni lekë te Porti i Durrësit se është një skemë piramidale”
  • BE, 72 milionë euro qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve nga kriza energjitike
  • Qeveria, paratë e rindërtimit i çon për lustrimin e ministrisë së Drejtësisë
  • Berisha: Procesi duhej të fillonte me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh
  • Deputetët rritin rrogat e veta dhe kryeministrit, gati me dyfishin
  • Vuksani alarmon për mbetjet e pesticidive dhe antibiotikëve në ushqimet e tregut vendas

Po ndodh

Këlliçi: Rama solli deputeten Milva Konomi nga spitali për të siguruar 84 vota për Gent Sejkon

Këlliçi: Rama solli deputeten Milva Konomi nga spitali për të siguruar 84 vota për Gent Sejkon

29/10/2026
Guvernatori: Bankat greke në Tiranë nuk rrezikohen nga falimenti i Greqisë

Qeveria mbron Guvernatorin, çfarë ka bërë që duhet një ligj për imunitetin e tij

29/10/2026
Rama publikoi fotot dhe i akuzoi për precedentë penalë, qytetarët e padisin në GJKKO

Rama publikoi fotot dhe i akuzoi për precedentë penalë, qytetarët e padisin në GJKKO

29/10/2026
“Poshtë diktatura! Dorëheqje!” 17 ditë protestë, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit

“Poshtë diktatura! Dorëheqje!” 17 ditë protestë, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit

29/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Rama solli deputeten Milva Konomi nga spitali për të siguruar 84 vota për Gent Sejkon

Këlliçi: Rama solli deputeten Milva Konomi nga spitali për të siguruar 84 vota për Gent Sejkon

29/10/2026
Guvernatori: Bankat greke në Tiranë nuk rrezikohen nga falimenti i Greqisë

Qeveria mbron Guvernatorin, çfarë ka bërë që duhet një ligj për imunitetin e tij

29/10/2026
Rama publikoi fotot dhe i akuzoi për precedentë penalë, qytetarët e padisin në GJKKO

Rama publikoi fotot dhe i akuzoi për precedentë penalë, qytetarët e padisin në GJKKO

29/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.683 artikuj gjithsej