Një shitës ambulant në Indonezi ka përjetuar momente tmerri, pasi një shpërthim i papritur e përfshiu nga flakët teksa ecte në rrugë me dy kuti të mëdha me qofte në duar.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një lagje të qytetit Bandung, në provincën Java Perëndimore. Pamjet tregojnë shitësin duke ecur normalisht, kur papritur njëra prej kutive shpërthen dhe shkakton një top të madh zjarri, i cili e mbështjell për disa çaste.

Sipas mediave lokale, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi që ndodhej brenda kutisë.

Pavarësisht flakëve të fuqishme, burri ka arritur të shpëtojë me dëmtime të lehta. Ai ka pësuar djegie në fytyrë dhe duar, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pamjet e incidentit kanë tërhequr vëmendjen për shkak të shpërthimit të papritur dhe flakëve që përfshinë shitësin në mes të rrugës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: