Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke mos pranuar që procesi të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës është caktuar më 5 nëntor.

Për shkak të mungesës së mbrojtësve, gjykata ka vendosur të caktojë avokatë kryesisht për Metën dhe Kryemadhin, me qëllim garantimin e mbrojtjes së tyre në proces. Ndërkohë, gjatë kohës që trupa gjykuese ishte tërhequr për vendim, Ilir Meta ka shkëmbyer batuta me një person nga publiku, duke ironizuar situatën e Erion Veliajt.

“Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë këta, vetëm se kritikoi Vuçiçin”, u shpreh Meta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: