“Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë këta, vetëm se kritikoi Vuçiçin”, u shpreh Ilir Meta gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, duke ironizuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Në fakt Veliaj u mbajt i izoluar për 10 dotë edhe në burgun e Durrësit.
Batuta e Metës u shkëmbye me një person nga publiku, ndërsa trupa gjykuese ishte tërhequr për të marrë vendim lidhur me vijimin e procesit gjyqësor.
Ndërkohë, GJKKO ka vendosur të shtyjë seancën ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke mos pranuar që procesi të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës është caktuar më 5 nëntor.
Për shkak të mungesës së mbrojtësve, gjykata ka vendosur të caktojë avokatë kryesisht për Metën dhe Kryemadhin, me qëllim garantimin e të drejtës së tyre për mbrojtje gjatë procesit.





