Gaming, adrenalinë dhe shije KFC, të dielën, më 1 nëntor, të pret një sfidë ndryshe!

Më 1 nëntor 2026, nga ora 13:00 deri në 16:00, KFC Point Retail Park në Shkup do të bëhet pikëtakimi i adhuruesve të video lojërave.


Red Bull Wings Cup sjell një garë në EAFC27, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre, të sfidojnë njëri-tjetrin dhe të garojnë për shpërblime tërheqëse.

Nëse në shoqëri je gjithmonë ai që thotë "s’më mund askush", tani është momenti ta tregosh edhe në lojë. Merr shoqërinë me vete, kape kontrollorin dhe bëhu pjesë e përballjeve plot emocion.

Ngjarja është e hapur për të gjithë të interesuarit mbi 18 vjeç, ndërsa pjesëmarrja bëhet pa regjistrim paraprak, sipas parimit "kush vjen i pari, luan i pari".

Krahas garës, të pranishmit do të mund të shijojnë muzikë të mirë, ushqimin e preferuar nga KFC dhe një atmosferë ku gaming-u e shoqëria bëhen bashkë për një të diel ndryshe.

Shënoje datën, lajmëro shoqërinë dhe shihemi në KFC Point Retail Park. Sfida të pret!