U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli
Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është zbuluar dhe goditur nga Policia e Shkodrës.
Operacioni u zhvillua në zonën e Malësisë së Madhe, ku shërbimet e Policisë ndërhynë në lagjen “Guraj”, duke ndaluar një automjet tip “Volkswagen Passat”, që drejtohej nga 25-vjeçari Elsid Ramci.
Kontrollet në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve, Bujar dhe Naim Kukaj, çuan në zbulimin e 265.4 kilogramëve kanabis, të ndarë dhe të paketuar për t’u shitur e trafikuar.
Në pranga përfunduan Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, si dhe vëllezërit Bujar Kukaj, 56 vjeç, dhe Naim Kukaj, 52 vjeç. Për Bujar Kukajn rëndon gjithashtu dyshimi për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pasi gjatë kontrolleve u zbuluan edhe dy mina.
Nga hetimet, Policia dyshon se anëtarët e familjes Kukaj merreshin me magazinimin dhe paketimin e drogës. Ndërsa Admir Selgjekaj, Elsid Ramci dhe Anarldo Mulleti dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë vendit. Për Esat Kukajn, 58 vjeç, Denjan Kukajn, 23 vjeç, dhe Anarldo Mulletin, 39 vjeç, është bërë shpallja në kërkim. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Top Channel