Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është transferuar nga burgu i Durrësit drejt Fierit pa asnjë motiv, e në një proces që ai vetë e ka denoncuar si pengmarrje dhe pa asnjë informacion. Menjëherë pas Veliajt, transferim ka patur edhe për Ergys Agasin, njeriun e cilësuar si koordinatori i krimit për llogari të Edi Ramës. si Veliaj edhe Agasi njihen si rivalë dhe sfidues të pushtetit të Belinda Ballukut, e cila sëfundmi i shpëtoi arrestimit edhe pse me 5 akuza korrupsioni, fshehje pasurie e pastrimi parashë.
SYRI TV
Vetëm dy ditë, pasi Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përshëndeti fitoren e studentëve në Serbi, Drejtoria e Burgjeve ka kryer transferimin e tij nga burgu i Durrësit për në Fier.
Transferimi i Erion Veliajt nga Durrësi në Fier, ka ngritur hije të forta dyshimi, pasi nuk ka pasur asnjë shkak për këtë lëvizje, ndërsa vetë kryebashkiaku i Tiranës që mbahet në qeli, e ka cilësuar si rrëmbim, ndërsa ka denoncuar drejtorinë e burgjeve se e kanë vendosur në observim për 10 ditë në një qeli me tre vrasës serial të dënuar për jetë.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin, izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm.
Mëngjesin e kësaj të enjte, në ambientet e burgut të Fierit, kanë shkuar për vizitë te kryebashkiaku edhe familjarët e tij. Nëna dhe bashkëshortja, kanë shkuar të takojnë Erion Veliajn, i cili prej pasdites së djeshme ndodhet në fazën e observimit.
Vetëm pak orë pas transferimit të Erion Veliajt në Burgun e Fierit është transferuar edhe Ergys Agasi. Me një vendim po aq surprizë, drjetoresha e burgjeve, ka firmosur transferimin e Ergys Agasit drejt Burgut të Fierit, i cili deri mëngjesin e kësaj të enjte, mbahej në paraburgimin e Elbasanit, pas arrestimit dy muaj më parë.
Njëjtë si ndaj kryebashkiakut të Tiranës, edhe Ergys Agasi është vendosur të qëndrojë në observim për 10 ditë, për shkak se ndodhet në paraburgim, gjatë periudhës së observimit do të kryhen procedurat përkatëse për vlerësimin e gjendjes së tij dhe përcaktimin e vendosjes në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Pas përfundimit të kësaj periudhe, pritet të përcaktohen hapat e mëtejshëm lidhur me qëndrimin e tij në burgun e Fierit, në përputhje me procedurat dhe rregullat në fuqi.
Erion Veliaj dhe Ergys Agasi njihen si rivalë të Belinda Ballukut, e cila i shpëtoi arrstimit edhe pse me pesë akuza të rënda përfshi korrupsionin, pastrimin e paraven dhe fshehjen e pasurisë.
© SYRI.net
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria a Burgjeve: Urdhri është sekret shtetëror...
Pezullohet kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja në rastin e Arlinda Zekajt
U godit nga plumbi i mercenarëve të Ramës, Erjoni del nga spitali më 11 nëntor operacioni i dytë, vendimtar për shikimin