• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Postime me karakter xhihadist në TikTok/ Vihet nën hetim e mitura shqiptare në Itali

16:00 : 29/10/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila banon në provincën e Raguzës, në Sicili, po hetohet nga autoritetet italiane për dyshime mbi radikalizimin xhihadist dhe përhapjen e propagandës terroriste në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve italiane, e mitura dyshohet se publikonte në platformën TikTok përmbajtje me karakter xhihadist, duke tërhequr vëmendjen e AISI-t, shërbimit italian të inteligjencës së brendshme. Pas sinjalizimit të autoriteteve gjyqësore, ndaj saj është vendosur një masë sigurie, duke e sistemuar në një qendër komunitare për shkak të moshës.

Masa është dhënë nga Prokuroria për të Miturit në Katania dhe është ekzekutuar nga Digos, njësia e policisë italiane që merret me hetimin e krimeve të sigurisë së shtetit, në Raguzë. E mitura dyshohet për vetëtrajnim me materiale terroriste dhe për apologji të terrorizmit, përfshirë atë me karakter ndërkombëtar.

Hetimet, të cilat përfshinë edhe verifikime në ambientet shkollore, ngritën dyshime se vajza kishte ndryshuar sjelljen dhe zakonet e saj, duke kufizuar shoqërimet kryesisht te shoqet e klasës që i përkisnin besimit islam.

Në maj të këtij viti, autoritetet i sekuestruan telefonin celular. Analizimi i pajisjes, sipas Policisë së Shtetit italiane, dyshohet se ndihmoi në rindërtimin e procesit të radikalizimit dhe në identifikimin e materialeve që ajo ndiqte apo shpërndante në internet.

Lexo edhe:

U gjet i pajetë në pus, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Denaldo Maxhallakut

Itali, 100 euro në vit për çdo të porsalindur deri në moshën 18-vjeçare

Gjatë hetimeve, sipas të dhënave të bëra publike, u konstatua interesimi i saj për propagandën e organizatës terroriste ISIS, simbolet e ekstremit të djathtë, si dhe krijimi i përmbajtjeve dhe imazheve që dyshohet se ishin gjeneruar me anë të inteligjencës artificiale. Gjithashtu, u evidentua shpërndarja e materialeve që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe antisemitizmin.

Hetuesit dyshohet se kanë zbuluar edhe kontakte me persona që pretendonin se ishin anëtarë të Shtetit Islamik, si dhe me përdorues të internetit që promovonin akte terroriste.

Në pajisjen e sekuestruar dhe në materialet e shqyrtuara u gjetën, sipas autoriteteve, video propagandistike që paraqisnin ekzekutime të të burgosurve, përmbajtje që justifikonin veprimtarinë e ISIS-it, si dhe udhëzues për vetëtrajnim dhe prodhimin e lëndëve plasëse artizanale.

Në materialet e shpërndara dyshohet se përfshiheshin edhe video të lidhura me sulmin e marsit të kaluar në shkollën “Leonardo da Vinci”, në Trescore Balneario, në provincën e Bergamos, ku një mësuese e gjuhës frënge u godit me thikë nga një nxënës 13-vjeçar.

Hetimet vijojnë për të sqaruar shkallën e përfshirjes së të miturës, burimin e materialeve të shpërndara dhe natyrën e kontakteve të saj në internet.

Etiketa: Italinen hetimTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U gjet i pajetë në pus, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Denaldo Maxhallakut

19:53 : 28/10/2026
BOTA

Itali, 100 euro në vit për çdo të porsalindur deri në moshën 18-vjeçare

19:04 : 28/10/2026
AKTUALITET

Trafik droge dhe zhvatje, pranga 6 personave në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

16:39 : 28/10/2026
AKTUALITET

I zhdukur që prej 7 tetorit, gjendet i pajetë në një pus 31-vjeçari shqiptar në Itali

16:02 : 28/10/2026
AKTUALITET

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë

12:31 : 27/10/2026
BOTA

Media italiane: Meloni drejt dorëheqjes, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

12:59 : 25/10/2026
Para

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen 11 zyrtarë policie

TË GJITHA

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen 11 zyrtarë policie

16:01 : 29/10/2026

Postime me karakter xhihadist në TikTok/ Vihet nën hetim e mitura shqiptare në Itali

16:00 : 29/10/2026

Drejtoria e Burgjeve: Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit është ‘sekret shtetëror’

15:45 : 29/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Kuvendi themelon komision hetimor, pezullon kryeprokuroren e Pejës

15:29 : 29/10/2026

Vjen supriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për elektriket vendoset 165 euro taksë në vit

15:24 : 29/10/2026

Virozat mbushin urgjencat në Elbasan, mbi 100 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore çdo ditë

15:21 : 29/10/2026

Biznesi në bllok, kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës

15:20 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com