• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

by A. Q
29/10/2026 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2027. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, me financim të brendshëm për këtë zë buxhetor janë planifikuar gati 27.93 mld lekë, nga 27.7 mld lekë që ishte sivjet.

Referuar listës së shpenzimeve, projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 5.52 mld lekë, për të gjithë lotet ku aktualisht është duke u punuar.  Për këtë projekt vitin që vjen nis financimi edhe për 3 faza të reja nga Ura e Grykshit deri në Peqin, si dhe për një fazë të re në drejtimin nga Elbasani, në Qafë – Thanë, ndërkohë që janë përfshirë dhe 2 faza të reja nga Peqini në Lekaj, por financimi për këto të fundit parashikohet në nisë në vitin 2029.

Po ashtu, buxheti i vitit që vjen siguron financim për 2 kontratat e rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan, me korridorin VIII që aktualisht janë në zbatim, teksa është përfshirë edhe një fazë e tretë që do të financohet nga viti 2028.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që merr financim është bypassi i Tiranës, me gati 3 mld lekë që përfshijnë 3 faza të projektit.

Buxheti i vitit që vjen siguron financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, për 2 lote ku aktuliasht kanë nisur punimet e që shkojnë deri në nënkalimin e Limuthit, pore dhe për fazat IV dhe V, që u përfshinë si zëra për herë të parë vitin që shkoi.

Ndërkohë, janë edhe 5 faza të tjera që tashmë kanë linjën e tyre buxhetore, me financim që pritet të nisë në vitin 2028. Planifikimi i këtyre fazave sugjeron që zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës do të vazhdojë edhe pas mbikalimit të Rinasit.  Në total për këtë projekt, për vitin 2027 janë planifikuar 2.56 mld lekë.

Gjithashtu, buxheti i vitit që vjen parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, jo vetëm për lotin I, II dhe III por sivjet janë buxhetuar edhe 4 lote të tjerë.  Për të 7 fazat e rehabilitimit të kësaj rrugë alternative me autostradën Tiranë – Durrës.

Projekte që marrin buxhet janë edhe rehabilitimi i rrugës Fier -Kthesa e Patosit – Frataj, Berat – Ballaban si dhe bypass-i i Sarandës.

Paralelisht, do të vijojë financimi për kontratat e partneritetit publik – privat, me një vlerë totale prej rreth 5.2 mld lekë, nga 5.32 mld lekë që ishte sivjet. Paratë do të shkojnë për koncesionin e rrugës së Arbrit, autostradën Milot – Morinë, ndërtimin e rrugës Orikum – Dukat, si dhe shërbimet inxhinierike të tyre, përfshirë edhe PPP-të për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar dhe Lekaj – Fier.

Next Post
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

October 29, 2026
Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In