Spak në varësi të Ramës! Kraja legjitimoi rrëmbimin e Metës dhe groposi kallëzimin e KLSH-së për CEZ

Spak në varësi të Ramës! Kraja legjitimoi rrëmbimin e Metës dhe groposi kallëzimin e KLSH-së për CEZ

16:00, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tedi Blushi

PROKURORI I SOTËM “MBROJTËS” I TË DREJTAVE TË ILIR METËS, ËSHTË I NJËJTI PROKUROR QË LEGJITIMOI RRËMBIMIN E TIJ DHE GROPOSI KALLËZIMIN E KLSH-SË PËR FALJEN E 479 MILIONË EUROVE TË CEZ-IT!

Asnjë zhgënjim nga SPAK-u me regji politike të Edi Ramës.

Prokurori i posaçëm i SPAK-ut, Arben Kraja, u shfaq sot para gjykatës si mbrojtës i të drejtave të Ilir Metës, duke mbajtur qëndrimin se gjykimi nuk mund të vijojë pa praninë e një avokati.

Një inskenim i qartë dhe i trashë.

Pasi prokurori special i Edi Ramës jo vetëm nuk kishte vullnet për të vazhduar gjykimin, por deklaroi për habinë e të gjithëve se nuk kishte asnjë dijeni që Gjykata herën e kaluar kishte vendosur që gjykimi të vazhdohej pa avokat.

Ironia është e fortë. Sot zoti Kraja kujtohet se Ilir Meta ka të drejta që duhen respektuar.

Por ku ishte ky shqetësim më 23 tetor 2024, kur i njëjti prokuror legjitimoi para gjykatës rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, të çertifikuar si të tillë edhe nga Gjykata e Posaçme
Ku ishte atëherë zelli i tij për ligjshmërinë dhe të drejtat e njërit prej liderëve kryesorë të opozitës?

Pse SPAK-u nuk e hetoi vetë kallëzimin e Partisë së Lirisë për rrëmbimin e Ilir Metës, por ia kaloi Prokurorisë së Tiranës, e cila prej dy vitesh nuk ka identifikuar autorët dhe përgjegjësit, pavarësisht fakteve dhe dokumentacionit të bërë publik?

Zoti Kraja, meqë sot ju shqetësojnë kaq shumë të drejtat e Ilir Metës dhe pamundësia për të vijuar gjykimin pa avokat, a keni pyetur ndonjëherë Prokurorinë e Tiranës se çfarë është bërë me kallëzimin për rrëmbimin që ju vetë e legjitimuat para gjykatës?

Apo të drejtat e Ilir Metës kujtohen vetëm kur mund të shërbejnë si alibi për zvarritjen e procesit dhe pezullimin e afateve të paraburgimit, duke zgjatur mbajtjen e tij në izolim?
Por standardet që ngre rasti i Arben Krajës nuk mbarojnë këtu.

Është po ky prokuror që, më 6 qershor 2016, vendosi të pushojë hetimet për kallëzimin penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të depozituar në tetor 2015, lidhur me faljen e 479 milionë eurove të CEZ-it nga Edi Rama.

KLSH-ja, pas auditimit të kryer, kishte kallëzuar një dëm kolosal ndaj interesit publik. Megjithatë, zoti Kraja e mbylli çështjen pa e thirrur asnjëherë institucionin kallëzues për të dhënë shpjegime. KLSH-ja e ankimoi vendimin deri në Gjykatën e Lartë, por edhe aty, sipas vendimit përkatës, Kraja kërkoi rrëzimin e kërkesës së institucionit kushtetues.

Ndërkohë, një vit më pas, prokuroria pranoi kallëzimin e Romeo Karës, pavarësisht pikëpyetjeve serioze mbi besueshmërinë e tij, të cilat i kemi bërë publike përmes fakteve, dokumenteve dhe vendimeve penale. Kjo, ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte refuzuar t’i jepte statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Atëherë, si shpjegohet që kallëzimi i një institucioni kushtetues, i mbështetur në një auditim për një dëm prej 479 milionë eurosh, u pushua pa u hetuar në themel, ndërsa kallëzimi i një individi me besueshmëri të kontestuar u trajtua ndryshe?

Dhe sot, i njëjti Arben Kraja na shfaqet si garant i të drejtave të Ilir Metës!

Të drejtat themelore të njeriut nuk janë alibi procedurale. As mund të trajohen në funksion të axhendave mafioze dhe politike të Edi Ramës.

Të drejtat themelore janë detyrim ligjor, kushtetues dhe të garantuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, që duhet respektuar që nga dita e parë, jo vetëm kur përdoren si "alibi"për Drejtësinë me Regji të Edi Ramës.

Nuk duhet patur asnjë iluzion! SPAK është një strukturë politike në varësi të Edi Ramës! Kush nuk e beson këtë ose është i mashtruar ose është patronazhist!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco