Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë në lidhje me mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt, në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ndaj tyre ka nisur një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës, për të shqyrtuar veprimet ose mosveprimet e tyre gjatë trajtimit të rastit.
Mes zyrtarëve të pezulluar janë drejtuesi i përkohshëm i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shefi i hetimeve rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor të Pejës, si dhe drejtues të tjerë të sektorëve të hetimit dhe operativës.
Masa prek gjithashtu komandantin e nënstacionit policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor të Pejës.
Policia e Kosovës bëri të ditur se pezullimet janë kryer me rekomandim të Inspektoratit Policor dhe synojnë të mundësojnë zhvillimin e hetimeve të pavarura, si dhe të përcaktojnë përgjegjësitë individuale për trajtimin e rastit.
Institucioni theksoi se do të bashkëpunojë me organet përkatëse gjatë hetimit.
Arlinda Zekaj, 49 vjeçe, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj ndërsa rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet e trajtuan kërkesën e saj për mbrojtje.
Njoftimi i plotë
“Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës si dhe rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar 11 (njëmbëdhjetë) zyrtarë policorë, lidhur me trajtimin e rastit të viktimës A. Z, të ndodhur në Vitomiricë të Pejës.
Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me veprimet apo mos veprimet e tyre në rastin në fjalë. Bazuar në rekomandimin e IPK-së, menaxhmenti i PK-së ka suspenduar: U.D/drejtorin Rajonal në DRP-Pejë, Shefin e Hetimeve Rajonale DRP – Pejë, Komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Z.V/komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Shefin e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor –Pejë, U.D/Shefin e Sektorit të Operativës në Stacionin Policor – Pejë, Komandantin e Nënstacionit Vitomiricë dhe 4 (katër) hetues policorë të Stacionit Policor – Pejë.
Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njofitm.
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret shtetëror. Procedura u krye në bazë të ligjit
Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë
Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në SHBA, Kanada, Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar
- 16:27 Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik
- 15:44 Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë
- 15:36 Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre
- 15:30 Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)
- 15:25 Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit
- 15:25 Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret shtetëror. Procedura u krye në bazë të ligjit