Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

Rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit në Patrullën e Përgjithshme, duke iu nënshtruar fazave të konkurrimit që përfshijnë testimet mjekësore, fizike dhe psikologjike. Në kuadër të këtij procesi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar Akademinë e Sigurisë, ku është takuar dhe ka bashkëbiseduar me kandidatët.

Gjatë takimit, Hita vlerësoi interesin e lartë për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Shtetit, duke i falënderuar kandidatët për besimin e treguar ndaj institucionit. Sipas tij, numri i lartë i aplikantëve përbën një tregues pozitiv dhe një motivim për vijimin e punës për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale.

“Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë e Shtetit, duke zgjedhur të konkurroni për t’u bërë pjesë e saj. Numri i lartë i aplikantëve, rreth 1300 në fazën fillestare dhe tashmë rreth 1000 pas fazës së parë, është një tregues pozitiv dhe motivim për të vijuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale”, deklaroi Hita.

Kreu i Policisë së Shtetit u uroi suksese kandidatëve në fazat e mëtejshme të konkurrimit, duke i inkurajuar që të angazhohen maksimalisht për të përmbushur kriteret dhe për t’u kualifikuar brenda kuotave të përcaktuara.

Ai theksoi gjithashtu se procesi i përzgjedhjes do të vijojë të zhvillohet në mënyrë transparente, duke garantuar mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

“Ju uroj suksese në fazat e konkurrimit dhe ju inkurajoj të angazhoheni maksimalisht për t’u kualifikuar brenda kuotave të përcaktuara. Ju siguroj se procesi deri në fund do të jetë tërësisht transparent dhe do të garantojë shanse të barabarta për të gjithë. Jepni maksimumin tuaj dhe shikojeni këtë mundësi si një privilegj për të dëshmuar aftësitë dhe vullnetin tuaj për t’u bërë pjesë e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit, dhe për t’iu shërbyer qytetarëve me profesionalizëm e përgjegjshmëri”, u shpreh Skënder Hita.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri