• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

by A. Q
29/10/2026 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja dërrmuese e lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi po sjell tronditje edhe në median publike.

Drejtoresha e përgjithshme e televizionit shtetëror RTS, Manja Gërçiç, ka dhënë dorëheqjen, pas presionit në rritje për ndryshime në një institucion të akuzuar prej kohësh për anshmëri politike në favor të pushtetit të Aleksandër Vuçiçit.

Gërçiç, e cila vetëm një ditë më parë kishte përjashtuar mundësinë e largimit, deklaroi se e kupton që një pjesë e publikut e sheh qëndrimin e saj në detyrë si pengesë për ndryshimin. Ajo ishte emëruar në krye të RTS-së në shkurt të këtij viti, me një mandat pesëvjeçar.

Largimi i saj vjen pasi Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve të së dielës, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesve dhe redaktorëve të lajmeve, duke i akuzuar për mbulim të njëanshëm dhe shkelje të standardeve profesionale.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Zgjedhor, studentët kanë siguruar 140 nga 250 vendet në parlament, kundrejt 104 të Partisë Progresiste Serbe të Vuçiçit. Rezultati ende nuk është përfundimtar. Më herët, televizioni9 publik i Vojvodinës, RTV,  u kërkoi falje shikuesve, duke pranuar se për vite me radhë nuk kishte përmbushur misionin e tij publik, për shkak të raportimit të njëanshëm dhe mungesës së pyetjeve kritike.

Organizata Reporterët pa Kufij e renditi Serbinë në vendin e 104-t nga 180 shtete në indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2026, pozicioni më i dobët në historinë e vendit.

Next Post
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In