Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik

29 Tetor 2026 | 16:27

Kryeministri Albin Kurti ka riafirmuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe paqen në rajon.

Këtë qëndrim e shprehu të enjten gjatë takimit me delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga 11 anëtarë prej 9 shteteve të ndryshme.

Sipas njoftimit të kryeministrit, në takim u diskutua për bashkëpunimin me Aleancën Veriatlantike, zhvillimin demokratik, përparimin ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës”, deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se me delegacionin u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe aftësimin profesional të ushtarakëve në përputhje me politikat dhe standardet e NATO-s.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s po qëndron për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.

Një ditë më parë, përfaqësuesit e tij u pritën nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Delegacioni udhëhiqej nga nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Alberto Losacco, dhe kryetari i Komisionit Politik, Sverre Myrli. Haxhiu theksoi rëndësinë historike të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999, duke e cilësuar atë vendimtare për përfundimin e luftës, masakrave dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Serbisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën e sigurisë, sulmin në Banjskë, kërcënimet hibride e të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë në lidhje me mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt, në Vitomiricë të Pejës. Sipas...
16:14 | 29/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes

Këshilli Prokurorial i Kosovës, KPK këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka pezulluar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe...
14:29 | 29/10/2026

Del audio e denoncimit të Arlinda Zekajt te autoritetet, polici: Hera e fundit që vjen këtu…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me denoncimet dhe rastet kur viktima Arlinda Zekaj ka kërkuar ndihmën nga institucionet në Kosovë para se kunati i saj...
14:15 | 29/10/2026