Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

29 Tetor 2026 | 17:05

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka cilësuar si “një turp të madh” zgjedhjet presidenciale në Brazil, duke ngritur pikëpyetje mbi procesin zgjedhor, por pa përcaktuar se kë e konsideron fituesin legjitim.

“Por mendova se zgjedhjet ishin një turp shumë i madh për popullin e Brazilit”, u shpreh Trump të enjten para gazetarëve, duke shtuar se i kishte ndjekur zhvillimet pa mbajtur anë.

I pyetur se kë e konsideronte fituesin legjitim, kreu i Shtëpisë së Bardhë shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se nuk dëshironte të komentonte për këtë çështje në atë moment.

Trump pretendoi gjithashtu se kishte pasur një “mospërputhje” gjatë zgjedhjeve, duke iu referuar edhe performancës së tregut si pjesë të argumenteve të tij për atë që e përshkroi si një situatë të turpshme për Brazilin.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pas humbjes së kandidatit konservator Flavio Bolsonaro ndaj presidentit Luiz Inácio Lula da Silva në balotazhin e së dielës. Bolsonaro ka pretenduar se ka pasur mashtrim zgjedhor, por pa paraqitur prova për pretendimet e tij.

Pas humbjes, Bolsonaro mbërriti në Shtetet e Bashkuara, ku është zotuar të udhëheqë opozitën nga Florida. Largimi i tij nga Brazili ndodhi pavarësisht një urdhri të Gjykatës së Lartë për dorëzimin e pasaportave, në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe mashtrim financiar.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Bolsonaro dhe familjarët e tij të afërt kishin marrë viza për të hyrë në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Një operacion që përfshinte manovra për të fshehur vendndodhjen, katër makina, takime sekrete dhe një fluturim me avion privat përmes Argjentinës dhe Ekuadorit u organizua...
15:44 | 29/10/2026

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

Spanja vijon të jetë e tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor, ku 68 persona humbën jetën pasi dy trena u përplasën të mërkurën në mëngjes....
15:36 | 29/10/2026

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

Një incident është regjistruar në Parlamentin e Armenisë, ku deputetët e partisë në pushtet, “Konventa Politike”, dhe përfaqësuesit e opozitës u përplasën, duke shkaktuar ndërprerjen...
15:30 | 29/10/2026