Boçi: Rama ka vënë shtetin në shërbim të pushtetit, opozita në krah të studentëve! Zgjidhja e vetme, largimi i tij

17:02, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përqendruar kontrollin politik mbi institucionet dhe se po përdor mekanizmat e shtetit për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve.

Duke komentuar situatën politike në vend, Boçi u shpreh se institucionet nuk po funksionojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa vendimmarrja diktohet nga vullneti i një njeriu të vetëm.

Deputeti demokrat e cilësoi shqetësuese përdorimin e institucioneve si mjete presioni, duke përmendur edhe masat ndaj deputetëve dhe protestuesve.

Boçi theksoi se kërkesat e studentëve, qytetarëve dhe opozitës janë politike dhe se zgjidhja, kalon përmes largimit të Ramës dhe hapjes së rrugës për një qeveri teknike.

Ai nënvizoi se situata ka dalë përtej një përballjeje të zakonshme politike, duke argumentuar se, ndërsa pushteti disponon mekanizmat shtetërorë, qytetarët kanë si forcë kryesore shpresën dhe kërkesën për ndryshim.

Në këtë kontekst, Boçi theksoi se opozita qëndron në mbështetje të studentëve dhe kauzës së tyre, duke kundërshtuar interpretimin se beteja e saj lidhet vetëm me interesat politike të Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

Gjithçka është eliminuar, shteti, institucionet nuk funksionojnë, urdhrat vijnë në formë verbale, ekzekutohet politikisht dhe të gjithë veprojnë politikisht në mënyrë të verbër, nisur nga kartonat e deputetëve, nga vetë deputetët, nga policia, nga gjykatat, nga SPAK-u dhe nga çdo qelizë që konsiderohet qelizë e një shteti, në fakt shteti verbal që duhet të ekzistojë konkretisht, se sot nuk ekziston i tillë.

Vetëm ka një lidhje me 1, është ai satrapi që vendos se çfarë duhet bërë, si duhet të ndodhin dhe si duhet të rrjedhin ngjarjet, përfshirë këtu, në fund fare, edhe përjashtimet e deputetëve: kush do të përjashtohet, si do të përjashtohet. Arsyet e përjashtimit i kanë brenda tyre. Duan gjithçka ta mbajnë nën kontroll, të përcjellin edhe dhunë, se edhe kjo është një formë dhune. Se kjo nuk e tremb deputetin, se ka atë funksionin e tij, por ama përcjell një lloj shqetësimi te qytetari, që është i pambrojtur.

Pra, absurditeti i zbatimit të ligjit nuk është thjesht një inerci që vjen nga lart, por është edhe një logjikë e çmendur që kërkon të imponojë dhunën kudo në shoqërinë shqiptare, kudo në publik, dhe koordinohen masat dënuese për protestën, masat dënuese për deputetët që shprehin mendim dhe qëndrim ndryshe, masa dënuese për këdo që kundërshton 1-shin e këtyre, që është kryeshkalluari në drejtim të këtij vendi. Dihet se kush është: është kryeministri.

Ka zgjidhje politike. E vetmja zgjidhje politike, e kërkuar nga studentët, qytetarët, opozita, është largimi i Ramës, hapja e rrugës së një qeverie, pavarësisht emrit, teknike, kujdestare.

Pra, deri këtu, në ligjërimin tonë, kërkesat e studentëve dhe qytetarëve janë në politikë. Pastaj, mospranimi i Ramës, përdorimi i mjeteve të dhunës që ai i ka në dispozicion, përdorimi i institucioneve si aksesorë dhune, në të gjitha llojet e niveleve, se aksesor dhune është dhe shkolla sot në Shqipëri, edhe universiteti ndaj studentëve dhe prindërve të tyre.

Kjo e përmbys situatën. Nuk jemi në situatë që përmban zgjidhje politike, jemi në një situatë parapolitike, gati militare, militare në mospërputhje, në disproporcion, sepse dikush ka fuqinë e policisë, madje edhe të ushtrisë, që ka dashur ta fusë në lojë.

Fuqinë e çdo force të shtetit që ka në dorë: kamxhiku, burgu, prangat dhe pjesa tjetër që nuk ka asgjë. Ajo ka vetëm shpresën. Sot ka luftë midis çmendurisë së pushtetit dhe shpresës, që shprehet nëpërmjet dëshirës së studentëve. Është vetë Shpresa, e cila dikur ishte e mbyllur në shtëpitë tona, familjet tona. Fëmijët tanë kanë dalë dhe janë në bulevard, dhe ajo po lufton, dhe ajo po kërkon, dhe ka pranë opozitën. Gjithmonë e ka pasur dhe do ta ketë, se nuk po lufton opozita për protagonizmin e saj politik, po lufton në mbështetje të studentëve, kauzës së tyre, kërkesës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco