Gjykata e Lartë cakton më 10 dhjetor seancën për Saimir Tahirin

29 Tetor 2026 | 17:17

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në rekursin e saj, kërkon dënimin e tij për veprat penale të trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Ish-ministri i Brendshëm është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal nuk janë pranuar nga gjykatat e dy shkallëve.

Rekursi ishte ushtruar nga palët që në vitin 2022.

Tahiri u dënua nga ish-Gjykata për Krime të Rënda me 3,4 vite burg, dënim që u konvertua në shërbim prove.

Pas qëndrimit prej afro 16 muajsh në qeli, ai u lirua nga Gjykata e Elbasanit, e cila caktoi që një pjesë të dënimit ta vuante duke qëndruar në shtëpi, për shkak të disa rrethanave familjare dhe arritjes së qëllimit për rehabilitimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)

Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjte periferinë e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht në zonën e Bradasheshit....
18:10 | 29/10/2026

Rama publikon pamjet nga punimet për “Rrugën e Gjashtë” në Sarandë: Synohet lehtësimi i trafikut dhe lëvizjes së banorëve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet për ndërtimin e “Rrugës së Gjashtë” në Sarandë, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin...
16:45 | 29/10/2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret shtetëror. Procedura u krye në bazë të ligjit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit,...
15:25 | 29/10/2026