Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’u japë mundësinë qytetarëve italianë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat e tyre, me shkronja dhe numra sipas dëshirës.
Masa e re është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027 dhe parashikon që kjo mundësi të ofrohet kundrejt një pagese prej 600 eurosh për makinat dhe 360 eurosh për motoçikletat.
Sipas rregullave të reja, nuk do të lejohen kombinime fyese, të paqarta apo të diskutueshme. Masa pritet të hyjë në fuqi në fund të prillit 2027.
“Kushdo që dëshiron do të jetë në gjendje të përdorë imagjinatën e tij, kundrejt kostos përkatëse financiare. Dhe diçka më thotë se kreativiteti i italianëve mund të luajë një rol të madh”, u shpreh Meloni.
Deri më tani, targat standarde italiane përbëhen nga dy shkronja, tre numra dhe dy shkronja të tjera në fund.
Me ndryshimin e ri, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një kombinim të personalizuar, duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga rregullat.
“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael
- 18:10 Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)
- 18:06 “Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil
- 17:42 Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite
- 17:36 Austria propozon që Vjena të jetë selia e Qendrës së OKB-së për Inteligjencën Artificiale
- 17:20 Studentët në Serbi kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të policisë dhe gjyqësorit pas fitores kundër Vuçiç-it
- 17:17 Gjykata e Lartë cakton më 10 dhjetor seancën për Saimir Tahirin