Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse armiqtë e Ballukut po mblidhen në Fier?

Gjoni: Rama urdhëron policinë të dhunojë të rinjtë, reforma territoriale solli pasoja katastrofike

Gjoni: Rama urdhëron policinë të dhunojë të rinjtë, reforma territoriale solli pasoja katastrofike

18:25, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim joproporcional të forcës ndaj studentëve, të rinjve dhe qytetarëve që protestojnë, duke deklaruar se ndaj tyre janë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe spray djegës.

Gjoni u ndal edhe te shoqërimi i të miturve në komisariate, duke theksuar se Partia Demokratike ka ndërmarrë hapa ligjorë për rastet e denoncuara.

Deputeti demokrat tha se pavarësisht parashikimeve ligjore, në këto raste janë zbatuar urdhrat politikë të kryeministrit Edi Rama.

Gjoni foli gjithashtu për reformën territoriale, duke nënvizuar se opozita ka diskutuar pasojat e saj dhe ka kërkuar trajtimin e çështjes në rrugë institucionale.

Pjesë nga intervista:

Ne kemi tentuar edhe në reformën territoriale dhe biles u kritikuam për marrjen pjesë, sepse ka qëndrime të ndryshme dhe ne duhet të jemi të qartë në raport me këtë, ka qëndrime të ndryshme nga ana e opinionit publik, ka qëndrime të ndryshme nga ana e anëtarëve të Partisë Demokratike në lidhje me qëndrimet që duhet të mbajë Partia Demokratike në raport me seancat plenare.

Por ne tentuam që t'a fusim në hulli normale, dhe në reformën territoriale, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike por edhe të opozitës, diskutuan në raport me reformën territoriale dhe pasojat katastrofike që solli kjo reformë territoriale, të cilët kishin një angazhim qytetar, jo vetëm popull, i cili përkrah dhe suporton Partinë Demokratike, por edhe bashki socialiste, kryebashkiak socialist, njerëz të cilët dogjën testat e Partisë Socialiste.

Dhe nga krahu tjetër, është mënyra se si Partia Demokratike ka të paktën në këto dy-tre seancat e fundit, për shkak edhe të mënyrës së sjelljes së Policisë së Shtetit, të shtetit në tërësi e cila sillet si bandë ndaj studentëve dhe të miturve, të cilët kemi thyerje kafkash, thyerje kockash, kemi nxjerrje sysh, përdorimin e plumbave të gomës, përdorimin pa kriter të gazit lotsjellës, kemi të spray-t djegës, të topave të ujit dhe gjithçka tjetër dhe çdo veprim i cili është realizuar nga ana e Policisë së Shtetit është joproporcional në raport me gjithçka tjetër që studentët, të rinjtë, qytetarët e thjeshtë kanë në raport me shtetin dhe me policinë.

Nga krahu tjetër, kemi shoqërime të personave të cilët janë të mitur, që është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe po të shihni, pas kallëzimit të realizuar nga ana e Partisë Demokratike dhe e stafit ligjor, por njëkohësisht edhe prezencës së deputetëve në komisariate apo në dhomat e paraburgimit, por njëkohësisht edhe te trauma, janë vendosur, dhe kanë dalur me disa udhëzime, të cilët nuk janë të nevojshëm, se këto i parashikon ligji vetë dhe deri në momentin aktual, nuk është zbatuar ligji, por janë zbatuar urdhrat politik të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco