AKTUALITET

Eurodeputetja Terry Reintke në mbështetje të protestave në Shqipëri: Nuk janë pengesë për integrimin në BE! Problem është korrupsioni dhe mosrespektimi i shtetit të së drejtës

18:31 - 29.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eurodeputetja Terry Reintke ka shprehur solidaritetin me qytetarët që protestojnë në Shqipëri kundër qeverisë, duke theksuar se protestat nuk janë pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetja thekson se mbështetja për qytetarët që protestojnë në Shqipëri do të vijojë.

“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”,- thotë Reintke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.