Eurodeputetja Reintke: Korrupsioni dhe shkelja e shtetit të së drejtës pengojnë integrimin, jo protestat

Eurodeputetja Reintke: Korrupsioni dhe shkelja e shtetit të së drejtës pengojnë integrimin, jo protestat

18:41, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Pengesë për anëtarësimin në BE nuk janë qytetarët që protestojnë, por qeveritë e korruptuara që nuk respektojnë ligjin dhe shtetin e së drejtës.”

Ky është mesazhi i eurodeputetes Terry Reintke, e cila ka dalë në mbështetje të protestave në Shqipëri, duke vënë theksin te përgjegjësia e institucioneve për përmbushjen e standardeve evropiane.

Reintke thekson se solidariteti me qytetarët shqiptarë që kërkojnë ndryshim mbetet i rëndësishëm, si për mbrojtjen e bregdetit, ashtu edhe për ndërtimin e një demokracie që garanton të drejtat e qytetarëve. Sipas saj, respektimi i shtetit të së drejtës dhe zbatimi i legjislacionit evropian janë kushtet që i hapin rrugë Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 Mesazhi i plotë:

“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco