Rrëzohet helikopteri italian në Bosnjë, raportohet për viktima dhe të plagosur
Një helikopter italian, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë, është rrëzuar të enjten pasdite pranë qytetit të Brçkos, në veri të vendit. Sipas autoriteteve, aksidenti ka shkaktuar viktima dhe të plagosur mes personelit në bord.
Misioni ushtarak i BE-së, EUFOR, njoftoi se helikopteri i tipit CH-47 Chinook u rrëzua në zonën e Gorices, rreth 180 kilometra në verilindje të Sarajevës. Në një deklaratë, misioni bëri të ditur se disa pjesëtarë të personelit humbën jetën, ndërsa të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Kryetari i bashkisë së Brçkos, Siniša Milić, deklaroi se tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur. Sipas tij, të gjithë të plagosurit janë transportuar për trajtim në një spital të qytetit, ndërsa personeli mjekësor është vënë në gatishmëri.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Bosnjës dhe Hercegovinës bëri të ditur se nuk mund të japë informacione të mëtejshme pa konfirmime më të sakta, veçanërisht lidhur me gjendjen shëndetësore të personelit të përfshirë në aksident.
EUFOR u ka bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin informacione të paverifikuara dhe dezinformata, duke kërkuar që të dhënat mbi ngjarjen të merren vetëm nga kanalet zyrtare.
Identiteti i personave që ndodheshin në bord dhe shkaqet e rrëzimit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet pritet të publikojnë informacione të tjera pasi të përfundojnë verifikimet dhe hetimet për aksidentin.
Studentët në Serbi kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të policisë dhe gjyqësorit pas fitores kundër Vuçiç-it
Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre
Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik
- 18:44 E vrau dhe e fshehu në pus, 29-vjeçari italian pranon vrasjen e shqiptarit
- 18:36 Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari
- 18:18 Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat
- 18:10 Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)
- 17:42 Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite
- 17:36 Austria propozon që Vjena të jetë selia e Qendrës së OKB-së për Inteligjencën Artificiale