• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Borxhi i drogës” prej 7 mijë eurosh, shqiptari dhe 10 të tjerë në gjyq në Francë për rrëmbimin e 3 të miturve

19:31 : 29/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Një 23-vjeçar shqiptar, i njohur me nofkën “Shqiptari”, dhe dhjetë persona të tjerë po përballen me drejtësinë në Francë, të akuzuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tre të miturve në mars të vitit 2023. Sipas mediave franceze, ngjarja dyshohet se lidhet me një borxh prej 7 mijë eurosh, që buronte nga trafiku i drogës.

I riu, që dyshohet se drejtonte grupin e njohur si “Klani i lionasve”, akuzohet se ka organizuar rrëmbimet në bashkëpunim me dhjetë persona të tjerë, të moshës 22 deri në 28 vjeç. Gjykimi nisi më 27 tetor në gjykatën penale të Bourges, ku do të shqyrtohet roli i secilit prej të pandehurve.

Sipas raportimeve të mediave franceze, ngjarjet nisën më 2 mars 2023, kur 23-vjeçari dhe dy persona të tjerë shkuan në Bourges me një automjet “Renault Clio”. Atje, ata morën me vete një 15-vjeçar, të identifikuar si Kenzo, dhe e dërguan në rajonin e Lionit. I mituri u kthye më pas në Bourges.

Situata u përshkallëzua gjatë natës mes 3 dhe 4 marsit, kur një grup prej 11 personash, të shpërndarë në tri automjete, u rikthye në qytet. Sipas akuzës, ata hynë me forcë në një apartament, ku kapën dy të mitur, i dhunuan dhe i futën në bagazhet e dy makinave për t’i transportuar drejt Lionit.

Dy të miturit u dërguan më pas në një dhomë hoteli të zinxhirit “Formule 1”, në rajonin e Lionit, raportojnë mediat franceze.

Lexo edhe:

Eurodeputetja Reintke: Pengesë për BE-në, korrupsioni, jo protestat

“Kam kafkën e thyer”/ Aktivistja rrëfen dhunën nga policia në protestë: Më goditën me granatën e gazit…

Veprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit lidhen me ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 2–9 mars 2023. Çështja po shqyrtohet nga gjykata penale e Bourges dhe jo nga gjykata e krimeve të rënda.

Procesi gjyqësor pritet të zgjasë pesë ditë. Gjykata do të shqyrtojë provat dhe përgjegjësinë individuale të 11 të pandehurve për akuzat që lidhen me rrëmbimin, mbajtjen peng dhe privimin e paligjshëm të lirisë së tre të miturve.

Etiketa: dhuneFrancerrembimShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurodeputetja Reintke: Pengesë për BE-në, korrupsioni, jo protestat

18:41 : 29/10/2026
AKTUALITET

“Kam kafkën e thyer”/ Aktivistja rrëfen dhunën nga policia në protestë: Më goditën me granatën e gazit…

22:22 : 28/10/2026
AKTUALITET

Studentët në Beograd fshijnë grafitet fyese ndaj shqiptarëve

21:30 : 28/10/2026
AKTUALITET

Akuzohet për rrëmbimin e 3 të miturve/ “Shqiptari” përballet me drejtësinë franceze

20:30 : 28/10/2026
AKTUALITET

PDE: Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve!

19:32 : 28/10/2026
AKTUALITET

Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri

18:53 : 28/10/2026

TË GJITHA

“Borxhi i drogës” prej 7 mijë eurosh, shqiptari dhe 10 të tjerë në gjyq në Francë për rrëmbimin e 3 të miturve

19:31 : 29/10/2026

Vrasja e shqiptarit në Londër, prokuroria konfirmon shkakun

19:17 : 29/10/2026

Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana, kërkohet hetim nga SPAK

19:11 : 29/10/2026

PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës

19:05 : 29/10/2026

Tomorri: Ekonomia po përmbytet nga flukse monetare të dyshimta, BSH hesht

18:57 : 29/10/2026

Trump për zgjedhjet në Brazil: Janë një turp për popullin brazilian

18:47 : 29/10/2026

Eurodeputetja Reintke: Pengesë për BE-në, korrupsioni, jo protestat

18:41 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com