Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrëzohet helikopteri ushtarak në Bosnjë, raportohen 3 viktima dhe 12 të plagosur

    Von der Leyen hap derën për Kanadanë: Partneritet më pranë anëtarësimit në BE

    Një koment për partneren dyshohet se çoi në vrasjen e Lorik Abazit në Londër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rrëzohet helikopteri ushtarak në Bosnjë, raportohen 3 viktima dhe 12 të plagosur
    Botë

    Rrëzohet helikopteri ushtarak në Bosnjë, raportohen 3 viktima dhe 12 të plagosur

    October 29, 2026

    Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen e së enjtes në zonën e Brçkos, në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas bilancit paraprak të bërë publik nga kryetari i qytetit, Siniša Milić, tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur.

    Pas aksidentit, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Komanda e EUFOR-it ka konfirmuar se disa pjesëtarë të misionit kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Identitetet e personave të përfshirë dhe rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të konfirmohen nga autoritetet.

    Ministria italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet e shpëtimit kanë reaguar menjëherë, por nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi gjendjen e personelit që ndodhej në bord. Ndërkohë, EUFOR ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, i cili, sipas raportimeve paraprake, ndodhi gjatë një operacioni rutinë.

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, kanë shprehur ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me personelin e forcave të armatosura.

    Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa priten njoftime të mëtejshme zyrtare për rrethanat dhe bilancin përfundimtar.

    Bosnjë helikopteri plagosur
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrëzohet helikopteri ushtarak në Bosnjë, raportohen 3 viktima dhe 12 të plagosur

    October 29, 2026

    Von der Leyen hap derën për Kanadanë: Partneritet më pranë anëtarësimit në BE

    October 29, 2026

    Një koment për partneren dyshohet se çoi në vrasjen e Lorik Abazit në Londër

    October 29, 2026

    Italia ndalet nga greva e përgjithshme, kaos në transport më 30 tetor

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.