• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Zbulohen fitimet marramendëse të FIFA-s nga Botërori 2026

20:10 : 29/10/2026
në Lajmet e Dites, SPORT

FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas raportimit të gazetës britanike “The Times”. Kjo shifër tejkalon dukshëm parashikimin fillestar të FIFA-s prej 3.3 miliardë dollarësh dhe është rreth pesë herë më e lartë se të ardhurat prej 929 milionë dollarësh nga ky burim në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Rritja e numrit të ndeshjeve, nga 64 në Katar në 104 në edicionin e vitit 2026, ka ndikuar në rritjen e të ardhurave. Megjithatë, sipas raportimit, ndikim të rëndësishëm kanë pasur edhe çmimet më të larta të biletave dhe aplikimi i sistemit të çmimeve dinamike, përmes të cilit çmimet ndryshojnë sipas kërkesës.

FIFA ka përfituar gjithashtu 30 për qind të vlerës së çdo bilete të rishitur në tregun sekondar përmes platformës së saj të rishitjes.

Politika e çmimeve ka nxitur kritika nga organizatat e tifozëve. “Football Supporters Europe” i ka cilësuar ato si një “tradhti monumentale” ndaj tifozëve, të cilët përveç biletave duhet të përballojnë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në tri shtetet organizatore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

FIFA nuk e ka konfirmuar shifrën prej pesë miliardë dollarësh. Sipas deklaratës së saj për “The Times”, të ardhurat përfundimtare do të publikohen në raportin e ardhshëm vjetor, pasi të përfundojnë procedurat e auditimit. Organizata ka bërë të ditur se nga gjithsej 6.81 milionë bileta, më shumë se 100 mijë janë ofruar me çmim prej 60 dollarësh, përfshirë mbi 1.000 bileta për finalen.

Lexo edhe:

FIFA publikon raportin tronditës për Botërorin 2026, Argjentina në krye të listës së urrejtjes

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën

FIFA ka theksuar se të ardhurat e turneut do të ndihmojnë në financimin e 211 shoqatave anëtare. Ajo ka propozuar gjithashtu një program solidariteti që synon dyfishimin e financimit të planifikuar për periudhën 2027–2030, duke e çuar atë në 6.35 miliardë dollarë.

Sipas raportimit, të ardhurat e përgjithshme të FIFA-s nga Kupa e Botës 2026 mund të arrijnë në 15 miliardë dollarë.

Etiketa: Botërori 2026fifafitime

Lajme të lidhura

SPORT

FIFA publikon raportin tronditës për Botërorin 2026, Argjentina në krye të listës së urrejtjes

12:57 : 10/10/2026
SPORT

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën

13:58 : 07/10/2026
SPORT

Federata angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n

19:10 : 17/09/2026
AKTUALITET

I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA

10:59 : 14/09/2026
Lajmet e Dites

Përplasja FIFA–UEFA përshkallëzohet, konflikti kalon edhe në betejë ligjore

14:38 : 04/09/2026
SPORT

Zbuten tensionet me FIFA-n, UEFA pritet të anulojë bojkotin e turneve ndërkombëtare

18:56 : 26/08/2026

TË GJITHA

Zbulohen fitimet marramendëse të FIFA-s nga Botërori 2026

20:10 : 29/10/2026

Vrasja e Denaldo Maxhallakut/ Italiani pranon krimin, shkak dyshohet borxhi i drogës

19:55 : 29/10/2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima

19:46 : 29/10/2026

Vijon protesta para Kryeministrisë, studentët thirrje për dorëheqje

19:38 : 29/10/2026

“Borxhi i drogës” prej 7 mijë eurosh, shqiptari dhe 10 të tjerë në gjyq në Francë për rrëmbimin e 3 të miturve

19:31 : 29/10/2026

Vrasja e shqiptarit në Londër, prokuroria konfirmon shkakun

19:17 : 29/10/2026

Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana, kërkohet hetim nga SPAK

19:11 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com