Marash Kumbulla ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë mundësinë e parë për të treguar vlerat e tij me fanellën e Rayo Vallecanos. Mbrojtësi shqiptar ishte ndër lojtarët më të spikatur në fitoren 3-2 ndaj Recreativo Huelvas, në Kupën e Mbretit, duke i krijuar një dilemë trajnerit Beñat San José për formacionin e mbrojtjes.
Kumbulla ishte përforcimi i fundit që debutoi me skuadrën spanjolle, por paraqitja e tij në stadiumin “Nuevo Colombino” la përshtypje shumë të mira. Ai qëndroi 80 minuta në fushë, duke u treguar i sigurt në repartin defensiv dhe i rëndësishëm edhe në fazën sulmuese.
Mbrojtësi shqiptar realizoi pesë ndërhyrje mbrojtëse dhe fitoi të gjitha duelet e tij, pesë nga pesë. Përveç kësaj, në një prej aksioneve të tij për të nxjerrë topin nga prapavija, Kumbulla avancoi drejt zonës kundërshtare dhe fitoi një penallti, të cilën Alemao e shndërroi në gol për barazimin 1-1.
Pas ndeshjes, futbollisti kuqezi u shpreh i kënaqur si me paraqitjen personale, ashtu edhe me suksesin e skuadrës.
“Jam shumë i lumtur për fitoren, e cila ishte shumë e rëndësishme për të kaluar në raundin tjetër dhe për të vazhduar përpara në këtë kompeticion. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për të arritur objektivat tanë, sepse tifozët tanë e meritojnë”, deklaroi Kumbulla.
Më tej, ai theksoi se është në dispozicion të plotë të trajnerit: “Jam plotësisht i gatshëm për trajnerin dhe, kur të ketë nevojë për mua, do të jem gati”.
Paraqitja e shqiptarit shton konkurrencën në qendër të mbrojtjes së Rayo Vallecanos. Sezonin e kaluar, Lejeune dhe Pathé Ciss ishin dyshja më e përdorur, ndërsa këtë sezon trajneri ka pasur në dispozicion edhe përforcimet Mujaid dhe Kumbulla. Edhe minutat e mira të Pelayos e bëjnë garën për një vend në formacion gjithnjë e më të fortë.
Pas këtij debutimi pozitiv, Kumbulla ka dhënë një sinjal të qartë se është gati të luftojë për një rol të rëndësishëm në skuadrën spanjolle.
© SYRI.net
Tragjedia hekurudhore në Urda, humb jetën atletja 24-vjeçare Julieta Gallego
Manchester United mendon transferimin surprizë të Calvert-Lewin, dëmtimi i Sesko-s ndryshon planet
Interi dhe Milani arrijnë marrëveshjen, ‘San Siro’ i ri do të quhet...Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: