Tre persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën kur një helikopter ushtarak në pronësi të Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) u rrëzua në Brçko, në veri të Bosnjë-Hercegovinës, sipas zyrtarëve.
Jasmin Mehanoviç, drejtor i Qendrës Shëndetësore të Brçkos, u tha gazetarëve se njëri prej të plagosurve ishte në gjendje kërcënuese për jetën.
EUFOR-i deklaroi në një njoftim se një prej avionëve të tij u rrëzua gjatë një operacioni rutinë në rajonin e Brçkos.
Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës mjekësore u dërguan në vendngjarje. Zona u sigurua, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat tregonin helikopterin të shkatërruar.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se sa persona ndodheshin në bordin e helikopterit, si dhe identitetet dhe kombësitë e personave që humbën jetën./AA
© SYRI.net