Berisha kundër ligjit për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë: Rama po e bën për veten e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nisma synon të krijojë mbrojtje të posaçme për të dhe për zyrtarët pranë tij.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi situatën si të pashembullt në histori, ndërsa e përshkroi atë si shenjë të një “regjimi absolutar”.
Sipas kreut të PD-së, ligji nuk lidhet vetëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, por synon të shërbejë edhe si mburojë për kryeministrin dhe njerëzit e tij.
Reagimi i plotë
E pashembullt në histori!
Regjim absolutar!
Miq, sot Edi Rama votoi ligjin për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës kur ai vjedh! Në fakt, ligjin e ka për veten e tij!
Në ‘Fermën e Kafshëve’ të Orwell-it, të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët! Është më e ndershme që Edi Rama të legalizojë vjedhjen, sesa të bëjë ligje të veçanta për mbrojtjen e vet dhe të “derrave” të tij!
Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari
Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret shtetëror. Procedura u krye në bazë të ligjit
- 20:36 Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”
- 20:04 Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur
- 19:59 Italia drejt paralizimit nesër, planifikohen greva dhe protesta masive
- 19:51 Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave
- 19:49 Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj
- 19:45 Spanjë, numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor rritet në 74