Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

29 Tetor 2026 | 20:36

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të punojë së bashku me vendet e tjera të rajonit për ta bërë periudhën e ardhshme “shekullin turk”. Deklarata u bë gjatë një aktiviteti me rastin e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë dhe Samitit të 13-të të Organizatës së Shteteve Turke.

“Republika jonë jo vetëm që ka përmbushur idealet e saj themeluese, por është rrënjosur edhe në zemrat tona”, deklaroi Erdogan, duke theksuar se Republika e Turqisë, e cila përfaqëson 86 milionë qytetarë, ka vijuar të arrijë suksese në fusha të ndryshme.

Ai tha se kombi turk mbetet i vendosur të punojë për ta ngritur vendin mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore, duke shtuar se do të përpiqet të kapërcejë pengesat që mund të dalin përpara realizimit të këtij synimi.

Erdogan theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me vendet që ndajnë lidhje të përbashkëta kulturore dhe historike me Turqinë.

“Unë besoj me gjithë zemër se do të ecim së bashku drejt së ardhmes sonë, në solidaritet të plotë, respekt të ndërsjellë dhe vëllazëri, dhe se do të përpiqemi ta bëjmë periudhën e ardhshme shekullin turk, me vullnetin e Zotit”, u shpreh presidenti turk.

Gjatë aktivitetit, Erdogan vlerësoi posaçërisht presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov, për kontributin në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në fusha si tregtia, transporti dhe teknologjia, si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Në shenjë vlerësimi për këtë kontribut, Erdogan i dorëzoi Japarovit “Urdhrin e Botës Turke”, duke e cilësuar atë si simbol të vëllazërisë mes vendeve.

Gjatë programit u dha edhe Çmimi Ndërkombëtar “Ali Shir Nevai” për vitin 2026, të cilin Erdogan ia dorëzoi Dusen Kaseinovit, ish-sekretar i përgjithshëm i TÜRKSOY-it, për kontributin e tij në gjuhën, kulturën dhe shkencën turke. Kaseinov e drejtoi këtë organizatë nga viti 2008 deri në vitin 2022.

Në fjalimin e tij, Erdogan përkujtoi gjithashtu themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkun, si dhe dëshmorët, veteranët dhe të gjithë ata që kontribuuan në Luftën Kombëtare.

Në kuadër të festimeve të 29 Tetorit, Ditës së Republikës, presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, shtruan një darkë zyrtare në Sallën Kombëtare të Ekspozitave në Beştepe, për nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit dhe delegacioneve të tyre.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në Organizatën e Shteteve Turke, mes tyre presidentët e Kazakistanit, Kirgistanit, Uzbekistanit, Turkmenistanit dhe Republikës Turke të Qipros Veriore, si dhe ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombole oksigjeni brenda një ambulance në jug të...
20:04 | 29/10/2026

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Zëvendës presidenti amerikan J D Vance ka kontaktuar kreun e shërbimeve iraniane të sigurisë në përpjekje për të rifilluar negociatat e paqes dhe për të...
19:51 | 29/10/2026

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

Prokurorët në Massachusetts kanë kërkuar nga gjykata të rrëzojë kërkesën e Lindsey Clancy për pushimin e akuzave ndaj saj, duke argumentuar se procesi penal duhet...
19:49 | 29/10/2026