Rreth 70 mijë efektivë policie do të angazhohen në të gjithë Francën të shtunën, më 31 tetor, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë demonstratave. Autoritetet kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo akti dhune, si gjatë protestave, ashtu edhe pas përfundimit të tyre.
Njoftimi u bë të enjten nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, i cili theksoi se forcat e rendit do të jenë në gatishmëri për të parandaluar incidente dhe për të ndërhyrë në rast përshkallëzimi të situatës.
Sipas ministrit, grupe të ekstremit të majtë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për tubime të dhunshme, duke shtuar shqetësimet e autoriteteve për mundësinë e përplasjeve.
Në përgjigje, autoritetet franceze kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë në qytetet e vendit, me synimin për të parandaluar dhunën dhe për të ruajtur rendin publik gjatë demonstratave.


