Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj në Fier, reagojnë Burgjet: Urdhëri përbën sekret shtetëror, transferimi për siguri

29/10/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit

Share on FacebookShare on Whatsapp

Transferimi i Veliajt në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke deklaruar se lëvizja është kryer për arsye sigurie dhe në kuadër të masave për garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Burgjeve sqaron se urdhri i transferimit është klasifikuar si “sekret shtetëror”, ndaj administrimi dhe vënia e tij në dispozicion u nënshtrohen procedurave të parashikuara nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar. Institucioni bën të ditur gjithashtu se për rastin është njoftuar edhe organi i prokurorisë.

Veliaj u transferua më 28 tetor nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Pas transferimit, ai reagoi duke pretenduar se nuk ishte pyetur dhe nuk kishte dhënë pëlqimin për këtë vendim, të cilin e cilësoi si një “rrëmbim” të tij. Më pas, përmes një letre të shkruar me dorë, ai renditi mungesën e kushteve në ambientin e ri të paraburgimit.

Deklarata e plotë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës.

Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në vijim të transferimit e të paraburgosurit E. V. në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave.

Sponsorizuar

Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera.

Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin E.V në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.

Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit E. V., është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar.

Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur. m.k

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Erjon Vishkulli publikon foton pas operacionit në Romë: Kur Zoti bën mrekulli

Erjon Vishkulli publikon foton pas operacionit në Romë: Kur Zoti bën mrekulli

29/10/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Veliaj në Fier, reagojnë Burgjet: Urdhëri përbën sekret shtetëror, transferimi për siguri

29/10/2026
Ndahet nga jeta akademiku Luan Omari, juristi i njohur ishte 101 vjeç

Ndahet nga jeta akademiku Luan Omari, juristi i njohur ishte 101 vjeç

29/10/2026
PROTESTA/ Të rinjtë mblidhen para Kryeministrisë, të shtunën protestë kombëtare

PROTESTA/ Të rinjtë mblidhen para Kryeministrisë, të shtunën protestë kombëtare

29/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Erjon Vishkulli publikon foton pas operacionit në Romë: Kur Zoti bën mrekulli

Erjon Vishkulli publikon foton pas operacionit në Romë: Kur Zoti bën mrekulli

29/10/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Veliaj në Fier, reagojnë Burgjet: Urdhëri përbën sekret shtetëror, transferimi për siguri

29/10/2026
Ndahet nga jeta akademiku Luan Omari, juristi i njohur ishte 101 vjeç

Ndahet nga jeta akademiku Luan Omari, juristi i njohur ishte 101 vjeç

29/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.683 artikuj gjithsej