Pritjes po i vjen fundi për fansat e “Big Brother VIP Kosova”. Sezoni i pestë i spektaklit nis këtë të premte, më 30 tetor, ndërsa moderatori Alaudin Hamiti ka shtuar kureshtjen me një mesazh të fundit në rrjetet sociale.
Hamiti ka publikuar në InstaStory një pamje të logos së spektaklit, të shoqëruar me paralajmërimin: “Të gjithë sytë dhe veshët katër, diçka po vjen”.
Mesazhi ka nxitur interesin e publikut për atë që mund të sjellë edicioni i ri, megjithëse moderatori nuk ka dhënë detaje konkrete për surprizën që po paralajmëron.
Përveç nisjes së sezonit të pestë, Hamiti ka lënë të kuptohet se këtë vit priten ndryshime të rëndësishme, duke ngritur pritshmëritë për risi në formatin që rikthehet në ekran.
Ndërkohë, janë bërë të ditur edhe emrat e opinionistëve të këtij edicioni: Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te nata e parë e spektaklit dhe te personazhet që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.



