• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Paketa e re fiskale, Tabaku: Masa antibiznes, do të sjellin rritje çmimesh dhe mbyllje masive

20:53 : 29/10/2026
në Lajmet e Dites

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar paketën e re fiskale si një paketë antibiznes, e cila sipas saj nuk mbështet asnjë sektor të ekonomisë, por rrit pasigurinë për sipërmarrjet, rrezikon mbylljen e bizneseve dhe frenon investimet.

E ftuar në News 24, Tabaku e cilësoi si një nga masat më të rrezikshme përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, pas uljes së pragut në 5 milionë lekë. Sipas saj, ky ndryshim mund të sjellë rritje të çmimeve deri në 21% ose ulje të fitimeve të bizneseve, duke vështirësuar aktivitetin e tyre dhe duke rritur rrezikun e mbylljes.

“Fakti që biznesi i vogël përfshihet në TVSH do të thotë që të gjitha dyqanet do t’i rrisin çmimet deri në 21%, sepse ajo do të jetë TVSH-ja tani. Kjo do të shoqërohet edhe me mbyllje masive të tyre”, u shpreh Tabaku.

Ajo ngriti shqetësime edhe për profesionistët e lirë, duke theksuar se edhe përfshirja e tyre në skemën e TVSH-së do të sjellë shtrenjtim të shërbimeve dhe një efekt zinxhir në rritjen e çmimeve.

Një tjetër çështje ishte edhe ndryshimi i mënyrës së mbledhjes së taksës së qarkullimit, e cila, sipas saj, hiqet nga çmimi i karburantit dhe vendoset si pagesë e lidhur me automjetin.

Lexo edhe:

Tabaku: Paketa Fiskale 2027 rëndon biznesin e vogël

Biznesi në bllok, kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës

“Pra, nga njëra dorë e jep, nga ana tjetër e merr me dorën tjetër. Nuk ndryshon asgjë. Ngarkesën do ta marrim vetëm ata që kanë makina”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se taksa e qarkullimit e përfshirë në çmimin e karburantit ishte një skemë e mirë, por duhej ulur.

Tabaku kritikoi gjithashtu rritjen e taksës mbi dividendin nga 8% në 15%, duke argumentuar se kjo masë do t’i çojë sipërmarrjet të mos investojnë fitimet e tyre.

“Dividendi, si një taksë e dytë po me normën 15%, do t’i nxisë sipërmarrjet që të mos e riinvestojnë, të mos e shpërndajnë, por do ta mbajnë në biznes, pra do të stopojë investimet”, deklaroi Tabaku.

Në lidhje me rritjen e TVSH-së nga 20% në 21% dhe uljen e saj për disa produkte të shportës, Tabaku parashikoi se efekti do të jetë rritja e çmimeve.

Ajo vuri në pikëpyetje edhe efektin që do të ketë ulja e TVSH-së në 6% për 54 produktet e shportës, duke argumentuar se ulja e taksës nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve për konsumatorët.

“Unë parashikoj që të ketë një rritje çmimesh”, përfundoi Tabaku.

Paketa e re fiskale, Jorida Tabaku: Sot të gjitha dhomat e tregtisë, në unison, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe dhomat e tjera, shoqatat, kanë deklaruar se kjo është një paketë antibiznes. Me të vërtetë që nuk mbështet asnjë sektor, por, nga ana tjetër, godet rëndë edhe biznesin. Rritet dividendi, rritet TVSH-ja, ka ndryshime të tjera fiskale dhe të gjitha këto nxisin akoma dhe më shumë pasigurinë e biznesit, mbylljen e tyre, largimet masive, mungesën e investimeve dhe pushimet nga puna.

Masa më e rrezikshme, unë mendoj që është goditja që i bëhet shtresës së mesme. Biznesi i vogël do të përfshihet në fashën e TVSH-së, sepse qeveria e ka ulur pragun deri në 5 milionë lekë. Fakti që biznesi i vogël përfshihet në TVSH do të thotë që të gjitha dyqanet do t’i rrisin çmimet deri në 21%, sepse ajo do të jetë TVSH-ja tani. Kjo do të shoqërohet edhe me mbyllje masive të tyre. Para pak vitesh, një pjesë e supermarketeve u mbyllën kur u vendos TVSH-ja 20%. Favorizohen qendrat e mëdha tregtare dhe supermarketet, ndërkohë që, nga ana tjetër, penalizohen këto biznese të vogla që shesin nëpër lagje, aq sa mund të kenë mbetur, të cilat rrezikojnë të mbyllen, sepse i bie që ose do t’i rrisin çmimet me 21%, ose do të heqin nga fitimi i vet 21%, sepse kaq është TVSH-ja.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me shtresën e mesme të profesionistëve të lirë. Qeveria premtoi që do ta kishin 0% deri në vitin 2029. Tashmë, do të përfshihen në këtë fashë të TVSH-së. Kjo do të thotë që të gjitha këto biznese do t’i ofrojnë shërbimet e tyre 21% më shtrenjtë. Që do të thotë, juristë, avokatë, dentistë, mjekë, çdo profesion i lirë, dhe është një grup i madh. Kjo do të sjellë edhe një rritje zinxhir të çmimeve.

Te karburantet, qeveria e ka hequr taksën e qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe e ka vendosur atë pagesë te makina. Pra, nga njëra dorë e jep, nga ana tjetër e merr me dorën tjetër. Nuk ndryshon asgjë. Ngarkesën do ta marrim vetëm ata që kanë makina, ndërkohë që sot, për shembull, mund ta blinin edhe turistët naftën dhe karburanti ishte një skemë e mirë që taksa e qarkullimit ishte te karburanti, por duhej ulur, sepse e ngarkoi çmimin e karburantit me 60% të taksave. Ata zgjohen përsëri t’i gënjejnë qytetarët dhe ta heqin nga një mënyrë mbledhjeje, në një mënyrë tjetër.

Dividenti, nga 8% në 15%. Drejtësia fiskale dhe qeverisja socialiste e Edi Ramës nuk ecin fare, po fare-fare, paralelisht në asnjë vend. Sepse, në qoftë se ka një sistem të padrejtë, ai që është ndërtuar është ai që kanë ngritur 13 vitet e fundit. Nuk e kupton dot as filozofinë, në fakt. Sot, dividendi është një taksë e dytë mbi biznesin. Biznesi paguan një tatim mbi fitimin dhe pastaj, mbi atë që mbetet, kur ta ndajnë aksionerët, paguajnë këtë tatimin e dytë. Vendosja e dividendit 8% ishte sepse tatimi mbi fitimin ishte shumë i lartë, 15%, ndërkohë që ishte 10% më parë. Dhe dividendi, si një taksë e dytë po me normën 15%, do t’i nxisë sipërmarrjet që të mos e riinvestojnë, të mos e shpërndajnë, por do ta mbajnë në biznes, pra do të stopojë investimet. Ndërkohë që, nëse dividendi do të shpërndahej dhe do të kishte një taksë më të ulët, do të nxiste që aksionerët ta investonin. Prandaj, dhomat e tregtisë thonë që kjo do të stopojë investimet, sepse kjo pjesë shkonte pikërisht për investime, për rritje biznesi, rritje eksporti dhe punësime. Dhe kjo, përsëri, është një masë antibiznes.

Rritja e TVSH-së nga 20% në 21% dhe ulja e saj për disa produkte të shportës.

Çmimet do të rriten si rezultat i përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH. Ato biznese që nuk i kanë rritur çmimet, do t’i rrisin tani. Kjo masë është një masë e cila do të shtrihet në të gjithë ekonominë dhe do të sjellë rritjen zinxhir të çmimeve. Ndoshta 1% duket pak, por 1% në buxhetin e shtetit, për një produkt me TVSH, është pak a shumë sa ulja e TVSH-së në 6% për 54 produktet e shportës. Nuk jemi të sigurt që, po t’ua heqim TVSH-në atyre produkteve, do të ulet çmimi, sepse, krahas TVSH-së, Shqipëria ka edhe një problem tjetër. Ka monopole dhe monopoli e ka të gjithë zinxhirin: e merr jashtë, e transporton këtu, e shet në supermarket, e ka në dorë të gjitha. Dhe kjo dorë vendos edhe për çmimin. Prandaj, për të ulur çmimin, duhet të nxisësh konkurrencën dhe të ulësh taksat. Ndërkohë që, duke bërë vetëm njërën nga masat, nuk dihet si do të reagojë tregu. Unë parashikoj që të ketë një rritje çmimesh.

Etiketa: Jorida Tabakupaketa fiskale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Paketa Fiskale 2027 rëndon biznesin e vogël

16:17 : 29/10/2026
AKTUALITET

Biznesi në bllok, kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës

15:20 : 29/10/2026
AKTUALITET

Eksperti i ekonomisë: Paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë

20:38 : 28/10/2026
AKTUALITET

Paketa fiskale/ Këlliçi: Rama i shpall luftë Ballukut me taksën e vilave në bregdet!

17:57 : 28/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

11:13 : 28/10/2026
AKTUALITET

Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari?

22:00 : 27/10/2026

TË GJITHA

Paketa e re fiskale, Tabaku: Masa antibiznes, do të sjellin rritje çmimesh dhe mbyllje masive

20:53 : 29/10/2026

Dialogu i Ramës, mes ftesës dhe përbetimit për ndëshkime

20:39 : 29/10/2026

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja çfarë thonë ekspertët

20:30 : 29/10/2026

Pas transferimit në Fier/ Veliaj: Na vini në dispozicion autorizimin e Ramës!

20:17 : 29/10/2026

Zbulohen fitimet marramendëse të FIFA-s nga Botërori 2026

20:10 : 29/10/2026

Vrasja e Denaldo Maxhallakut/ Italiani pranon krimin, shkak dyshohet borxhi i drogës

19:55 : 29/10/2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima

19:46 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com