Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar

29 Tetor 2026 | 21:00

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, pas një konflikti me një 65-vjeçar. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku 65-vjeçari, i identifikuar me inicialet N.H., dyshohet se ka goditur me mjet prerës 60-vjeçarin pas një konflikti të çastit mes tyre.

Si pasojë e goditjes, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e qafës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e të dyshuarit. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vrau dhe e fshehu në pus, 29-vjeçari italian pranon vrasjen e shqiptarit

Shqiptari Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, i cili jetonte në Gatteo të Italisë dhe punonte si bojaxhi, është gjetur i pajetë në fund të një pusete...
18:44 | 29/10/2026

Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)

Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjte periferinë e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht në zonën e Bradasheshit....
18:10 | 29/10/2026

Gjykata e Lartë cakton më 10 dhjetor seancën për Saimir Tahirin

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria e...
17:17 | 29/10/2026