
Deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj dhe Bledi Cuçi i janë drejtuar zyrtarisht me shkresë ministrit të Drejtësisë Toni Gogu duke i kërkuar informacion mbi procedurën e ndjekur në transferimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Në shkresë kërkohet informacion për procedurat e ndjekura dhe nëse janë apo jo konform ligjeve, shkruan Shqiptarja.
Shkresa e dërguar nga Xhafaj dhe Çuçi është bërë në cilësinë e kryetarëve të dy komisioneve të Nismave Qytetare, Bashkëpunimin dhë Mbikëqyrjen Institucionale si dhe komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.