Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar mënyrën se si funksionon Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, duke thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta shkarkojë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Duke folur në Debat Plus, Mehmetaj ka vlerësuar se kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me shkallën apo natyrën e përgjegjësisë, por me mënyrën e funksionimit të Vetëvendosjes.

“Albin Kurti  Donika Gërvallën nuk e shkarkon. Dhe kjo nuk ka lidhje me sasinë e fajit, as me llojin fajit, thjesht nuk e shkarkon. Se VV funksionon vetëm në nivel performativ. Në VV mund te jetë dikush përnimë që ka dëshirë të rregullojë diçka, nuk dinë. E kanë të pamundur.

Tash krejt energjia, krejt resurset përqendrohen te performanca. Për atë VV ka qenë aq e mirë në opozitë, e aq e dobët në pushtët. Ne në opozitë bashkë me performancë e alarmon situatën. Kurse në pushtet ish dashtë me qenë mekanizmi që i përfundon punët, e këta punët nuk i përfundojnë”, ka deklaruar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika