Një 60-vjeçar është plagosur me mjet prerës pasditen e së enjtes në Korçë, pas një konflikti të dyshuar të çastit me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ndërsa policia ka kapur personin e dyshuar për plagosjen.
Sipas të dhënave paraprake, në konflikt është përfshirë një 65-vjeçar me inicialet N.H., i cili dyshohet se ka goditur me thikë 60-vjeçarin.
I plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e qafës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e të dyshuarit. Autoritetet po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.


